Me bukurinë udhëtojmëMbushur mendime.Ç’do përkëdhelje, zgjon ëndërime?!...

Prehri i ngrohtë, i çdo Itake,Nuk i përket zhgënjimit, dhimbjesMallit dhe joshjes momentaleKur tradhton!Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde ItakëDhe jashtë parametrave tona, ti,... prapë...I përpunon.

Shkëmbi!...Nuk trëmbet marrëzisëSë dallgës,Thërmohet!Jetën qeton kur këmbët i lëpinDhe i ledhaton.

Psikoanalizë e brezave,...Filozofisë,Një skalionS’mund të mbetet mburojëThyhet,...Vazhdimësisë së marrëzisë.

Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihetMbi çdo moment magjie, gjithësie.Transformimi dhe tretja, shkëmbim lëndeApo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!...

Këtë, nuk ja besoj sofizmaveQë mundojnë qendrojnë,...Përjetësisë mbi parkun tëndëDhe të lavdisë o amësi e thellësisë.Brënda vizioneve tona,... zgjon,...Hapësirat, e përsosmerisë!