Mistike, filozofike
Si dallgë dua, duuu, uuuu...Dallgë që përplaset me forcë, forcë, ffff...Që vjen, e përqafon bregun fort, for, ffff...Ashtu do të bëj edhe unë në Tokë, Tok, okë.
Tokë, moj, e bukura Tokë,Me bregun që dallgët pret,Me zogjtë si engjëj që hedhin valle,Që te ty i ndërtojnë foletë.
Kur të lëmë, s’na bie ndër mend,Kur shkojmë Larg duam të kujtojmë,Kur duam t’kthehemi vijmë tek ty,Dallgës duam ti ngjasojmë.
Na përcjell edhe na pret,Si bregu dallgën e vet,Udha jonë është e gjatë,Sa dallga kur del në breg
Unë do vij sërish pranë teje,Të më presësh si pranverë,Do të jem prapë shend e verë,Do më mbash përherë në prehërë.
Do ta shuaj edhe këtë mall,Që në shpinë e mbaj si mal,Do të shtrihem brenda teje,Prapë si Vjollcë me përkëdhelje!




