Më gëzon sa herë të shoh,Si erë mali vjen tek unë,Tërdelinë e lule sfake,Por ti ke aromë më shumë.

Ti më vjen bashkë me beharin,Perlë e bardhë shpirti jot,Ti je lule e çdo stine,Mallin po ma kthen në lot.

Buzëqeshja jote e ëmbël,Porsi mjalti i dal; nga hoje,Kur më vishesh me të bardha,Më dukesh si lule bore.

Manushqe e parë e prillit,Me aromë trupin ma mbush,O moj lule e jaseminit,Sa të dua unë, s.të do askush.

Sa herë ndiej erën e blirit,Mendimi më vjen tek ti,Ke gjelbërimin e ullirit,Je pranverë e shpirtit tim.