Ti erdhe në degën që lëkundej nga fortuna,Kujdesshëm me majën e gishtërinjëve çukite,Shpërveshe ndërgjegjën time jashtë e mbrënda,Shkunde shtresat mbrenda shpirtit, nuk prite.

Më gjete të papërgatitur si lule qumështi,Të djersitur nën dritën e bardhë si në ëndërr,Rrënqethje të rrezikshme më rrëmbyen,Nga gota e mbushur me zërin tënd të ëmbël.

Tingëllite me delikates’ përkedheljet e fildishtaMe kujdes hape librin e frymarrjes së lehtë:

“Eja të shfletojmë ëndrrën tone fletë për fletë”!...