Hëna mbrëmë në orët e mesnatës zbriti mbi timin ballë,U var në qafë, si të ishte më e madhja, e bukura ujvarë!...
Zbriti tatpjetë gëzimeve të mia tek prekte afshe-ndezurZëri i ujvarës u bë ninulë e shpirtin ma hodhi pezull.
Ti hyre nën flladin flokëlagur e të larë nga dritëhëna,Nën këngën e buzëve, fëshfërimën që lëshonte ndjenja.
Hyre në pranverën e lulzimtrupi, more aromën që bart,Puthe petaltrëndafilin, shpirtrat fluturuan si zogj lart.
U derdhën të pastërta frymëra, shpirtra mes përjetimeshVello e bardhë puhishëm, gjurmëve të lara lotgëzimesh.
Sot në letrën e bardhë të shpirtit,në ritem kënge e lapsi,Me ngjyrën e zemrës, shkruaj ndjenjën që shpërtheu, plasi.
Ndjenjë, përmes tokës e qiellit, mes hapave të një vallsi!...




