O rrjedhë e zjarrtë që djeg, e që pjek,Me ndjenjën e zjarrtë, të ndjenjës që flet...
O flakëz qiriri që digjesh dhe jep dritë,Përmbi botën time, përmbi perënditë...
Fjalën, shtatin dhe trupin e harkuar,Dhe buzën si gjethe nga era këngëzuar...
I kam berë varg, me gërma e tastjerë,Me flladin që jep, e më bie pranverë...
O Engjell i vogël, me flokët e artë,Që shpirtin, artin mbi supe e mbart...
Ti je dhe do mbetesh Vezuvi për mua,Herë burim i vogël, herë det e përrua...
E gjithë qënia shpirt, dashuria jote,Do jenë kënga ime, jetë dritëplote...




