Të shikoj me sytë e shpirtit,Të kerkoj gjithandej.Përse mu bëre si era,Sa hap sytë më nuk të gjej?
Aromën tënde e ndiej kudo,Si trëndafili i kuq në maj,Se unë jam dega e tij,Ti je më i bukura petal.
Përse mu bëre si shiu,Më lave fytyrën me lot,Dielli doli e ti ike,
Ah, rreze s’të mbajta dot.Përse mu bëre vapë,E ma dogje shpirtin fare?Lotin e nxehtë ta putha,
Buzë e gojë mi thave.Hajde pra se po të pres,Të mbaj erë të bukurit flokë,Se kur të kam ty në krah,
I kam të gjitha stinët tok.




