Një zë i paharruar del nga zemraEmocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tëndeTë kërkoj, s’të gjej askund.Një xixellonje nga qielli ra,As ajo nuk bënte dritëShpresa u shua duke pritë..Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,Yjet largohen në oqeanin tjetër,Unë rrugëtoj..Kërkimi im vazhdon në male,Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..Kam nevoje të të takoj..Jeta më neglizhon, më ironizonAh, ky mall ma trazon shpirtin.

Kam nevojë për mbështetjen tënde..Për fjalët e tua të arta..Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,Kërkimi mbetet vetëm ëndërrPor, unë prape të kerkoj!...