
Amijet Vinca
_Amijet Vinca ka lindur ne fshatin Ladorishte te Struges,me.17.03.1968.Filloren e ka kryer ne vendelindje, ndersa te mesmen ne Prishtine ...!! Jetn ne qytetin e Struges se bashku me bashkeshortin dhe djalin... Poezine e ka pasion, shrkuan qe nga shkolla fillore ..!..Shpreson qe nje dite poezite e saj ti permbledhë ne ndonje liber..!
_Kristale shiu ...
Sonte vonë në mesnatë mbretëron qetësi, Në xhamin e dritares trokasin pika shi! I zhytur në tinguj muzike relaksuese Dirizhon një shpirt i zbrazët në vetmi!
Tretet,valvitet, behet vetëm mankth Tek vështroj me habi valëzimin e drunjve. Një gjethe e zbehur larg në pemë Lehtë era e rreshqet si mëndafsh .
Forma e gjethes degëzuar gjysmë zemre, E vështroj, me shumë kujdes ... Kristalet e shiut më rikthejnë në një kujtim..!
Një inxhi fshehur në guackë, Dikur më bëre një dhuratë. Ajo qëndron brenda - thesar në shpirtin tim... Mos më lerë vetëm, të mjerë, jetim..!!
_Unë dhe vetmija ..!!
Është e thënë ti thuash vetes ..? kur ndiesh vetëm,ndiem dhe unë.. trupi im ka të ftohtë si copë akulli .. frymëmarrja jote më ngroh në çdo cep.. si rreze dielli në agim që lind çdo mëngjes ..! vështrimi i syve të tu më verbon aq shumë....! më mungon sa do largë që ti shkon..!! nuk e kamë menduar jetën kaq mizore.. Por që zemra kurrë s,arriti ta pranonte .. tani çdo gjë ,më se e kamë shumë të qartë, me ëndrrat e zjarrta që kishim çdo natë.. sa rrita ti kuptoja ,ku u fshehën vallë..! kërkoj anembanë ,por s,munda ti gjejë..!! dhe lotët ndër faqe më rrodhën rrëkejë..! unë dhe vetmija tani jemi një...! zhgënimit të yjeve në ngjitur në planet .. shkëputur nga zjarri që djeg e plagos..!! me psheretimën dhimje , në zemër do ti fundos ..!!
















