Lotët në sy..., sikur sytha të çelnin,Lastarë të rinj jete të mbinin në shpirt,Degëzat t'i çonin drejt diellit të shpresësDhe jeta të ringjallej nga hiçi sërisht...
Por lajme nuk vijnë, veç heshtje,Heshtje e hirtë, pa dritë e pa zë...Sythat diellin presin dhimbshëm pas reve,Degëzat e paçelura të shpirtit lotojnë në të...




