Të dua. Të dua shumëPor në një natë si kjo nuk mjafton...Hëna e fryrë në qiellin e errëtDhimbjen tënde që kore nuk zë,Kuitjen e një ujku të vjetër zgjon.Të dua. Të dua shumë,Por në një natë si kjo nuk mjafton...Klithin plagët nën dhëmbët e prehtë të tradhëtisë,Damarët e lirisë së prangosur,Në qelinë e heshtjes, gjak ende pikojnë...Të dua. Të dua shumë,Por në një natë si kjo...E di, i dashur, për ty nuk mjafton,Nuk mundem rënkimet e një ëndrre,Të një vere të vrarë pabesisht,As sot, me puthjet e mia dot s'ti qetësoj...