Sot violina e dashurisë,Është akorduar, tendosur shumë,Që telat e zëmrësTë shprehen drithërimën lumë...
Harku i ndjenjës,Të prekë lehtë, dhe fuqishëm,Shtërngimpritjen dhimbshëm...
Ujvarë notash të lira,Melankolike dhe të trishtë,Përqafuar dhe ngërthyerNë muskujt e dridhshëm, të mishtë...
Ti shtrirë nga ndjenjaApo nga dëshira e madhe e etur,As e gjallë, as e vdekur,Mbi gjelbërimin e harlisur,Nga fëshfërima e majit të tretur...
Virtuoze notat e mia,Derdhen ujvara nëpër brigje,Flokë të artë që rrjedhin,Kërkojnë, ku humbe, në cilat shtigje?Vetëm flladi nëpër degë kthen përgjigje...
Dridhen notat në violinë,Dhe harku në të miat duar,Sinfonia e ftohtë e pritjes,Me pranveren nuk ndjen të harmonizuar...
Kënga sot derdhet e lirë,Pa strofa, pa metrikë dhe pa rimë,Gërmat kanë orë që presin,Pa ty nuk e njohin rrugën e shtëpinë...
Shpërndahen, çakordohen,Rendin flokë lëshuar nëpër lëndinë,Ti humbe, dhe humbja jote më vjedh melodinë...




