Në kopshtin tim të dashurisëKam aroma e lule plot,Por ti jep gjithnjë hijeshinë,Kur buzëqesh, me mua lot…
Për çdo mëngjes gonxhia hapetPetalet embël, lehtë çel,Vështrimi im pas tyre kapetKu qeshja jote më rrëmben…
Ky trëndafil në kopshtin timQë çdo ditë çel e hap lulet,Është një mall, është kujtim,Ku blet e shpirtit shkon më ulet...
Gonxhe e bukur në ballkonLulzimin tënd gjithnjë dhuron,Dhe unë s'lodhem ditë e natë,Lulzimin të ta bëj jetëgjatë.




