Eshtë vrenjtur, zemra ime si re e rënduar shumëE trazuar si dallga e detit përplasur në shkemb.

Duket sikur ka ndaluar akrepat e saj s'guxon të reagojëNjë psherëtimë e dhimbshme bëri qiellin të lotojë...

Lotët e përzier me shiun rrjedhshem gërmojnë tokëMundohen të fshehin vetveten nga syri magjik i botës.

E strukur në shkëmb me shikimin mbi rërën e lagurSkaliti orën me akrepa të prishur, vitin dhe datën....

Më kot mendja pa reshtur kurdis akrepat e zemrësLotët vazhdojnë të pikojnë në dallgën e egër !!!!!.

SHPIRTI I DJALLËZUAr

Me penel errësirën vazhdova të zbardhjaU errësua dita u bë më e zezë se nata !Vazhdon të jetosh nën hijen tënde mashtrueseDhe toka lëngon kur mbi të hapin e hedhMe shpirtin djallëzor një trëndafil plot gjëmba

Me duar përgjakur lumënj lotësh sjell…

Një buzëqeshje ironike shoqëron hapat e tuaAtmosfera e helmuar mbi gjurmët e tua shkel,Dhe dielli i përgjakur nga gjëmbat e tuaFrymemarrjen shoqëron me një psherëtimë të thellë.

Anija e jetës mbart plot parazita...S'e kuptoj pse në breg të detit i nxjerr?!Le të bëhesha une "Zot" për pak casteTë gjithë parazitat ti mbysja në det !!