Sot lëkurën time kam kostum dashurie,Qumështore me të ngrohtat valë e me vesë.Hidhem e arabeskoj në fluturim të virgjër,Mëngjeset e bukura sërish i përshëndes.
Mos më vëzhgoni ju sy të shqyer e të inatosur,Që gjoksin me këmishë të zezë keni ngjeshur.E gurëzuar kënga juaj resht e thëngjillosur,Errësirën përshkon, posi drurë të zhveshur.
Unë,shtrij krahët , qetë dhe lehtë fluturoj.Mes fijeve të diellit të fshehur u rivalëzoj!...




