Pa brerje të ndërgjegjës do vetëshërbej me duar,Me mendim të hollësuar, nga guri do gdhënd fjalën.Me kujdes do zgjedh ngjyrat, me vargun për të flirtuar,Hiret e vibruara do hijëzojnë, do shtrihen në të shpirtit, arën.
Fjalëshpirti dhe ëmbëlfjala do rrjedhë në burimin - shtrat,Thelbi im në përrua, edhe muzgon që aty do të shëndritë.Do pluskojë butësi, të përzier me ëmbëltinguj që do bart,Do vesojnë dhe ngrihen nga lugina gjelbëroshe dashuritë!
Qëndroj aty e fshehur, në rrjedhën e vargut të pikturuar,Freskinë që mbush ndjenja, për ju e bëj dritë të pa shuar...




