Ato nuk janë thjesht shkronja,që fjalën “Shqipëri” shkruajnë,por janë brumë prej dheut,që atdheun tim gatuajnë.

Sh-ja është e para,sepse me të nis Shqipëria,e njëjtë me ketë fjalë,është edhe vetë liria.

Q-ja vjen e dyta,shkronja që pik nga qielli,sjell kaltërsinë në tokë,vjen me të edhe dielli.

I-ja është me radhë,A e dini se kush e solli?Iliria na e solli,sepse e kërkonte trolli.

P-ja seç po vonohej pak,si është vonuar pavarësia,ka ende troje shqiptare,që nuk i gëzon liria.

Ë-ja pikoi si lot fëmije në nëntor,qau dhe Qemali në strehë të shtëpisë,Isa u përkul thellë dhe puthi,vetëm gjysmën e Shqipërisë.

R-ja erdhi nga retë e bubullimave,endur nëpër qiellin e atdheut,shpata i foli kombit të tërë:Dua edhe një herë dorën e Skënderbeut!

I-ja po vinte dy herë,ashtu si shqipja që ka dy krerë,gadishulli nuk është i qetë,prapë po fryn e njëjta erë.

A-ja priste e fundit nga shoqet,atdheun ta shkruante me grafite,ashtu si është sot pa Kosovën,e jo Shqipërinë e tërë etnike.