Poeti kërkon trima,për të gjetur rima,kërkon edhe shtigje,për të gjetur brigje.
Poeti gjen figura,për gjithë ato ura,që kalojnë mbi lumë,me tri harqe e më shumë.
Me poezi e djeg diellin,me vargje ngjyros qiellin,i jep dhe dritë hënës,mijëra puthje nënës.
Nuk mundet pa fëmijë,se krejt bota është e tij,cicërima zogjsh i ka këngën,njëlloj si gëzimin edhe brengën.
Poeti u zotua një herë,me bujë e me poterë,as të mos shkruajë më me rima,as të mos kërkojë më trima.
Por si të ndahej nga rimat,nga t’ia mbante pa trimat,pa ura nuk kalon dot lumin,as ëndrra nuk i vjen pa gjumin.
Di tha të shkruaj,dhe bukë ta gatuaj,me vargje të lira,por nuk janë më të mira.




