Në këtë natë të ftoftëqetësia mbretëron,qëndroj pranë dritares,si bie shi shikoj.
Është mahnitëse çfarë melodie,çfarë koncerti zemra më dëgjon,qielli mbushet me re,lumi nis e vërshon.
Poshtë kupës së zezë të reve,vetëm Ylli Polar derdh shkëlqim,rrezet e tij bien pingul,treten thellë në syrin tim.
Ngadalë një pikë loti,mbi faqe më rrëshqiti,kur po e shikoja yllin,që për mua shndriti.
Dhe një tjetër lot pa dashje,më doli, por nuk e di ku treti,bashkë me pika të shiut,rrugën për në lumë gjeti.




