Ky Drini i Bardhë,ai Drini i Zi,janë dy vëllezër të mirë,në të bukurën Shqipëri.

Drini i Bardhë një natë,kishte parë një ëndërr të keqe,seç kishte ndërruar ngjyrën,në ato mijëra e mijëra leqe.

Në gjumë të thellë një ditë,i ziu seç kishte tretur,por emri i njëjtë,seç i kishte mbetur.

Nuk zihen për ngjyrat,as kur i turbullon shiu,por ndihen keq shpesh,se kush mbeti më i riu.

Me valë e dallgë fushave,gërxheve e luginave të atdheut,lidhin tokat e shqipeve,me amanetin e Skënderbeut.