Mbrëmjes prushërojnë yje,Liqeni lehtë mërr frymë.Zogjtë e natës nëpër pyje,Në fole këngët i ndryjnë..

Flë liqeni fle edhe vala,Kotet heshtja në një breg.Kënga e bulkthit në ara,Për koncert e gjen një shteg...

Hëna lakuriq e çveshur,Hapa brishtë e mengadalë.Flokët i kreh duke qeshur,Mërmërit me buzë fjalë...

Sytë në pasqyrë të ujit,Me ëndrra të bukura lan.O bukuri që ske të dytë,Asgjë në botë ty s'të ngjan...

Heshtje, heshtje anë e kënd,Një bukuri e pa provuar.Nata e bukur nis dhe end,Një legjendë të pa dëgjuar..

I flas liqenit, i flas hënës,Se kam mbetur krejt pa gojë.Si fëmija në prehër të nënës,Që legjendën do tregojë?

Por kudo mbretëron heshtje,Vetëm natë rreth dhe qark.Vetëm një buf plot kureshtje,Me mua durimin e mat...

Përballë meje Pogradeci,Pallate plot mes dritash fikur.Pranë veç kënga e një këndezi,Sikur kërkon dikë, ku ka ikur?

Manastiri nga ana tjetër,Brënda tij vetë shen Naumi.Sa i ri po kaq i vjetër,Që vlerën kurrë e s"e humbi..

Veshin vë larg të dëgjoj,Përmes qetësisë së natës.Nga bibla të deshifroj,Nën muzikë të gjeth lofatës...

Dëgjoj zhurmë, hapet një derë,Si një derë prej kalaje.Zëra më vinë nëpër erë,Herë si valle dhe herë si vaje...

Oh, të shkretën që jam larg,Që të dëgjoja pak më mirë,Kupolë e qiellit një hark,Të kishte qënë liqen i shtrirë...

Të ishte më mirë koshere,A me e vogël një hapësirë.Që fjala të dilte prej dere,Dhe ta dëgjoja pak më mirë..

Veshin vë mbi ujë të ëmbël,Më ngjet si në mes ëndrrës.Gurët si përplasje dhëmbësh,Më sjellin gjuhën e nënës..

Fjalë gurësh, fjalë muri,Si një psallmë nga mijra vjet.Një uratë nga gojë burri,Që pa u shprehur diku humbet...

Eeee hej hej, a më dëgjoni,U bërtas unë nga ana tjetër.Ju jeni një trup i joni,Që nga të lashtit më të vjetër...

Një çast heshtje, prapë grindje,Gjendje rëndë si në furrë.Një sherr dhe një mos bindje,Njerzit që haen me gurë...

Fjalët gurit ja marr vesh,Janë si të times lashtësisë.Zerat e tjerë si në lesh,Nuk i njoha prej njerëzisë...

Zërat e murit të prera,Ashtu si dhe muret vetë.Pas tyre ca zëra të çjerra,Që i njoha mirë në jetë...

Ca si qën dhe ca si derra,Që i ndeshëm nëpër stinë.Zero nga pesha dhe vlera,Zero dhe për historinë...

Çështë kështu,çfar po ndodh,Zhurma hapet nëpër erë.Muri hesht, mos u lodh,Apo nuk mërret me gomerë...

Sepse muri e bën kalanë,Erërat hyjnë edhe dalin.Ato eci anë e mbanë,Por se shëmbin kurrë malin..

Ti më fal të lutem, zot,Luftë u bëka këtu çdo natë.Muri fjalë të lashta thotë,Vjedhësi i kërkon kamatë...

I pa udhi i bie murit,Por muri vërtet s"ka gojë:Ngjan me trupin e një burri,Që di në jetë të durojë...

S"lodhet të flasë më shumë,Se vlerën se ka te "kënga".Betejat si fitojë me zhurmë,Por me historinë që ka brënda..

Çirret një zë i ngjirrur,Shkulet një mjekër e bardhë.Që kurrë nuk e kemi ditur,Prej nga, kur këtu ka ardhë...

Zbret shenjt Naumi nga gravura,Thotë, këtu jam bre burrë.Vetë i nxora dhe vetë i vura,Në këto mure kaq mijra gurë...

Dhe po tu flas në gjuhën time,Në atë këngë që u këndoja.Zbresin dhe thonë me ligjërime,Gjithë uratat që u mëkoja...

Dhe tunden muret mijra supe,Dridhet toka e mblidhen retë.Harrojnë fjalët priftrinj e murgje,Që sot në të kanë vënë foletë..

Dhe flasin muret e manastiri,Themelet ne këtu i kemi.Që nga stërgjyshrit te i biri,E mijra shekuj do ta themi...

Këtu të çmendur vinë pa mënd,Vinë sakatë, ikin me këmbë.Historia jonë qëndron në vënd,Se ka peshën shumë të rëndë...

Dhe vinë turq dhe vinë sllavë,Por ne këtu në borë dhe verë.Ata janë thjesht tanët skllavë,Pa një themel, si fryn një erë!