Pse paske trupin të lartë,Gjoks të ngritur,të kërcyer.Pse më paske flokë të artë,Bukuri të pa rrëfyer.
Kokën poshtë mbaje vajzë,Edhe nëse je një yll.Bukuria është pamja,Mëndja është i blerti pyll.
Edhe pisha është e drejtë,Ka plot edhe gjelbërim.Por si dru nuk shitet shtrenjtë,Se nuk bën as për bilbil.
Pa shih trupin e ullirit,Është i shtrëmbër sa më ska.Por prej gjyshit e të birit,Të githë i bëjnë temena...
Si ka thënë dikur i mënçuri,Babai i pyllit druvar.Pema që nuk bën fryte,Është e dënuar me zjarr!..




