Vjeshtë e parë, pranverë e vonë,një thirrje më vjen në telefon:"Alo, jam unë, a më dëgjon?".

M'u veshën sytë përmbi ekran,dy pika lot mbi të më ranë:"Ku ishe, kur të desha pranë?".

Të thashë përhumbur, drithëruar,inat e mall tek unë trazuar,pas zërit tënd e dashuruar.

Ah, zëri yt plot drithërimë,sërish ma zbuti shpirtin tim,ti prapë më vjen çdo gjumë e zgjim.