Mbi buzët e tua dehem këtë natë,ja akujt e shpirtit u shkrinë,aq dridhëruar nga puthja e gjatë,sa terri u ça dhe nata shndrin.
Deheshe nëpër natë buzëve të mia,si nektar i zbritur perëndie,me vello të bardhë si princeshë ty të vijadhe ti si princ i kaltër më vije.
Dhe ja ky Qiell i Lumturisë,që na përgjonte netëve mbi re,kaltëron tani mbi Mal të Dashurisë,mbi malin që krijuam ne.




