Shpirtthirrjen e ndjek parreshtur si ëndërr,Rrugëtoj përgjumshëm,symbyllur, pa frikë,Pa e ndjerë e prek erën e të ftohtit të vërbër,Pa mbrojtje dalim e lozim në të fortën dritë .
Drita vërbuese e mëngjeseve që agojnë,Udhëndjekje e artë e shpirtit të dashuruar,Fluska të qeta ajri nga thellësia pluskojnë,Pa turbulluar kaltërsinë e qiellit të pasqyruar.
Shpirtrat lënë linjat e kristalta mbi pasqyrë,Perla të ndritshme rrjedhin ujin e ngrohtë,Me mijra fjalëzili hidhen përmbi fytyrë,Buste të pathyer bëhemi, nga syri rrjedhin lot.
Por loti, shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot!...




