Nata derdh mbi trupat tanë hijet e pemëveTë zdeshura nga vjeshta qëndrojnë heshtur,Nuk na ndaloi fëshfërima orkestrike e fletëveNuk përfillëm fare misterin e stinës që ka reshtur.

Unë rend pas trugut të tyre të gjerë e lekurëtrashFshihem bëje loje ngazellyese mes gjethesh tutje,Ti më ndjek ,kot fshihem,ndjekja bartë plot afshTi, edhe mes pemeve më rrëmben me ethje-puthje.

Flokëspërkatur nga gjethet e rëna,vesë mëngjesoreDrithërima të tejskajshme vibrojnë trupin e djesitur,Të gjitha së bashku i thonë një ritmi e melodi gazmoreËndërr dashurie , çerdhe e zjarrtë çdo ditë duke u rritur!...

Edhe pse vjeshtë,pranvere jemi NE,bulëzojmë papritur!...