QOFSHA PËR TY
Qofsha unë dysheky i yt,Të të përkëdhel deri në zgjim,Qofsha jorgani yt me pëndë,Të të ngroh shpirtin deri në agim.
Qofsha i kuqi i buzëve,Te më mbash në buzë e duar,Qofsha këpuca jote,Tek shkel në kalldrëm të shtruar.
Gjithçka të isha, veç të isha i joti,Qoftë edhe një çadër e hapur nën shi,Një pëndë lagur nga loti,Të shkruaj që mbi ty nuk vë njeri.




