Dëshira ime në një qiri,Me flakët që luan ngadalë,Është shpiti im, brënda je Ti,Që nuk shprehen dot me fjalë...

Një flakë, ngjyra dhe plot dritë,Luhatet nëpër dhomë e mure,Një flakë që ëmbël pëshpërit,Kurrë me fjalë, por me konture...

Mendimi im një qiri i ndezur,Mall me flakë, digjet e digjet,Mbi trup si një puthje derdhur,Për të kërkuar, gjetur shtigjet...

Qëndra e flakës e mban në gji,Për hiret dhe për trupin tënd,Herë behet det, herë perëndi,Dhe trupin si skulptor ta gdhënd...

Qiri, e dashur, e bëj frymëzimin,Këtu larg e ndez i tretur, i etur,Që ndjenja jonë të gjejë lulëzimin,Valëzim që kurrë nuk njeh të fjetur...

Lojë drite në jetë ka për të mbetur...