Thuamë, e dashur, për syrin e bukur,Për trupin e brishtë, por dhe për hiret,Edhe për shpirtin që kërkoja për tu futur,Nga bota të iki, e brënda teje te fshihem...
Botën se sfidova kur unë erdha pranë teje,Nuk e lashë të lehte si një qën nën hënë,Bukurinë dhe ndjenjën si vetëtimë rrufeje,Që kishe për mua, ti vallë ku e ke lënë ?
Zëmrën kërkova që të ma japësh në dorë,Ta puth e ta ruaj, për ditën dhe për jetën,Ta kisha si diell, ta kisha si një kurorë,Lumturia ime të thoshte kudo të vërtetën...
Në shpirtin tënd, kam brënda plot dy vjet,Buzëqesh, lazdrohem, dhe me ty unë luaj,Por ti u ndjeve gjithmonë vetëm në siklet,Kurrë s’me pe tëndin, por gjithnje të huaj...
Një herë më përzien me Anën dhe Dëshirën,Pastaj me Brunën, Aurelën e shumë të tjera,Harron krejtësisht veten, Atë, më të mirën,Që unë veçova për dashuri nga vetë jeta...
Pse i trembesh jetës, përse nuk je e lirë,Në lëndinë të shpirtit, që të kam dhuruar,Në krahët e flladit, dashuriverë për të pirë,Ndjenjën time, pas teje për jetë dashuruar...
Çfar është dashuria, të lutem, Ti, më thuaj,Mulli që bluan misër, urof, por edhe grurë,Një qënie pa shpirt, një qënie krejt e huaj,Që gjuan dhe vret shpirtin e dikujt me gurë?
Ndjenja Unë kërkova, dhe ndjenja të dhashë,Por dhe trupin tim, përpara teje krejt e xhvesha,Boten, xhelozinë, jashte nesh e flaka, e lashë,Nuk ishte shpirti im, kjo shënjë që të desha?
Kur buzën ta putha, dhe kur rrahjen e zemrësE mora për jetë si rrahjen e një të rralle ore,Për mua, Ajo, ishte notat e bukura të një kënge,Atë mesditë të rrallë, me dashuri prej Kosove...
Dy vjet përse qëndron si një zog i trëmbur,Kur unë të këndoj, por dhe të puth me mall,Pas shpirtit, dhe hiresh të tua duke rendur,Si nëpër legjenda, por dhe si nëpër përrallë...
Përse nuk ngrite në thellësinë tënde të shpirtitNjë çerdhe të ngrohtë, për mua që të desha,Si dritën e bukur të jetës së vetë Krishtit,Të putha, dhe me pelerinë të kengës të vesha.
Më thuaj, e dashur, gabimin e rëndë ku e bëra,Që zëmrën ta theva, si një gotë nëpër duar,Nga ndjenja kurrë s’të nxora, por vetëm të nderaNë qiellin e syve të mi, Ti për të më nusëruar...
Kur nuk ta çmova për jet; vlerën e shpirtit,Ku të lëndova, që tani po më përpëlitesh,Ulur në gjunjë, për të vazhduar rrjedhën e ritit,Në muaj të tërë, filluar prej që dy vitesh...
Hape, TI, shpirtin me plagë dhe me lëndime,Bota, të shikojë brënda tij masakrën time!....




