O pupël e bardhë, që flladi të mërr,Mbi buzët e ëmbla dhe larg të shpie,...Mbi cipë të liqenit si varkëz të hedh,Varkë dëshirash, me frymë perëndie…

Kjo varkëz e vogël mbi det të gëzimit,Shtyrë nga dëshirat nuk kërkon breg,Njeh përkundje dhe vetëm lundrimet,Në të vetmin, të bukurin lumturi - det…

Endesh gjith’ jetën mes valëzës sime,Mes frymës,velave të lëshoj ngadalë,Mijra nota,Ti, të dëgjosh këngëzime,Në vesh, buzë të kthehen puthje-fjalë...

Unë jam deti përkundje - ëndërrimtar,Jam flladi që fryj në velat këngë-krua,Ndjenjë e bukur,unë kapiten-lundërtar,Që të çoj larg në brigjet e jetës që dua…

Busull e pasuri kemi gjithë visaret e tua !

Nga arkivi i autorit.