Pikat e shiut lehtë trokasin pëmbi çati,...Duar të vogla,duan që të hyjnë brënda?Pastaj si në litarë kthehen me shpejtësi,Si flokët e tua nëpër të miat ëndërra...

Era i mërr,përkund,fërkon nëpër tjegulla,Unë i dëgjoj fëshfërimat e tyre plot afsh.Mëndja më fluturon larg nëpër mjegulla,Në flokët e tua të gjatë të artë-mëndafsh...

Më vjen të hipi mbi çati dhe të shtrihem,Flokët dhe shiu të përkëdhelen te unë.Nga fëshfërima kurrë mos të ngihem,Duke u fërkuar zgjuar e nëpër gjumë..

Le të lagem nga pikat, ti vendos në varg,Litarët ti mbledh e ti thur në një gërshet.Të të tërheq me forcë që atje ku je larg,Të të sjell pranë në mbretërinë e vërtetë...

Gërsheti shi,morsa e zërit tënd,më thërret !

Nga arkivi i autorit.