Në kafazin tim shtëpi, me mure, kujtime ndërtuar,Unë jetoj, punoj e rri, lumë vargjesh duke shkruar....
Londra plot me dhjetë milion, për mua është asgjë,Unë nuk dëgjoj gumzhitjet, s’më gëzon këtu asnj’ zë...
Jam i vetëm,unë dhe muret, laps, kompjuter, një dritë,Perdet tunden mbi konturet,u mungojnë veç dashuritë.
Pa pritur tinguj dëgjoj, cicërima thellë është fshehur,Vrapoj me hare, kërkoj, nga një e pa pritur rri dehur.
Është celulari im, cicërin me këngë e mbush shtëpinë,Qeshjet e tua më vinë, shtëpia më kthehet në lëndinë...
Gurgullimë, zëri qeshjet, dhe shtëpia më mbushet plot,Ti i jep kuptimin, dehjet, pa ty shtëpia nuk jeton dot!
Ti je larg, larg nga shtëpia,por hyn dhe del me celular,Je jeta, dritëlumturia, që luan,qesh si një qëngj manar...
S'jam i vetëm në këtë shtëpi,me mure, perde të rënda,Këtu jetojmë unë dhe ti, jeton gëzimi por edhe kënga...
Kur telefoni cicërin, shtëpia mbushet plot me ëndërra...




