Të mëdhaja dhe të rënda portat e kalave,Të mëdhaja dhe portat nëpër manastire..Mesazhe të vjetra, që vinë prej të parëve,Për të mbajtur në jetë, vlerat e të "mirëve"..
Porta prej metali,druri, që ndajnë dy botë,Njëra e vogël për shtëpi,tjetra për gjithësi.Njeriu brënda nuk do,por, kurrë nuk thotë,Por, qëndron mes të dy botëve pa lumturi..
Në të dy botët i qeshur, perla varur e veshur,Është brënda,sheh jashtë,shan botën e lashtë.Del nga porta, tregon i gëzuar, edhe i qeshur,Në të dy rastet, me maskë, brënda dhe jashtë....
Kraharorin florinj, shpirtin mbushur me kashtë,Ah, botë e mallkuar, e vjetër, e egër, e vrazhdë!




