Një rreze shfaqet mbi horizontin e purpurt,Rëshqet ngazëllyeshëm nga një dorëlehtë,Është portreti im i dlirë, që të flet gojëurtëShkrin akullin, të ftohtit që bart këndi i errët.
Atëherë kur dielli fsheh hënën, rrezon dritë,Perdet e ndjenjës valvisin shkëlqim mbi sy,Gjurmët e drithërimave vijëzojnë pa frikëRrezengrohtën lëshoj afshpërqafim mbi ty.
Edhe atëherë kur hëna lart qëndron harkuar,Të ëmblat ninulla në krahtë harrimit përkund,Është thirrja e shpirti, në këngë e shëndrruar,Pluhurin e kohës, me zëlutjen lëkund e shkund.
Kur qiellin e mbulon një hije që frikë bart,Çarçafin e shyqejnë krisma të egra, rrufe.Shiu i ndjenjësë i kulluar pikon nga lart,Shpërlan retë e zymta, ndrisin të bardhat re.
Nga lart buzëqshja thërret, mes heshtjesYlber me ngjyra të arta harkohet praruar,Fytyrëbuta, nga peneli i artë i vjeshtësTë flet mes diellit, hënës, shiut, ngazëlluar.
Fjala ime, ninullë e dashuris' së panjollëzuar.




