Kur më shkon me hap të lehtë,Këmbë e ëmbël mbi kalldrëm.Sheh një zog, dridhet një fletë,Sikur gjyshja prrallë rrëfen...
Unë të shoh dhe ndaloj frymën,Që nga larg ndjej hapin tënd.Troku jot për rreth shkrin brymën,Rrugën e fjetur po e përmënd...
Kish ditë rruga që dremiste,Heshtje në mbrëmje,në mëngjes.As shelgu në liqen nuk fliste,Mbi supe veç hënë dhe shpresë...
Hapi një kompast i hapur,Lëkurë butë ngjyrë purpur.Rrugës metrat për ti matur,Unë mes saj një i "sëmurë"...
Dikush thotë, je e martuar,Një tjetër thotë, je një perri.Unë hesht duke të shikuar,Lule pranverë dhe embëlsi...
Unë e di por kam një hall,Nuk bëj dot dhe pa të parë.Sepse ti je frut i rrallë,Që nuk mbin në çdo lloj arë.
Flokët e dëndur një pyll i tërë,Mbi sup të bukur si një ujvarë.Për to dhe mëndja do më lërë,Do ndodhë ajo që sështë parë.
Ti nuk je femër,por je një lumë,Shkon ndadalë dhe me rrëmbim.Sytë e mi me dallgë dhe shkumë,Mbi trupin tënd bëjnë lundrim...
Dhe oshëtin kur hedh një hap,Dhe fëshfërin kur mërr frymë.Dhe gjoksin tënd vështrimi kap,S"kapërdij dot timen pështymë.
Dikush ndalon duke më parë,Një tjetër thotë, ju errën sytë.Por nuk e fsheh, ti më ke "vrarë",Sepse në këtë botë nuk ke të dytë...
Nuk ke të dytë për sytë e mi,Se pylli femër ka pemë plot.Por veç meje askush se di,E vetmja pemë në këtë botë...
Se bota njeh dhe pemë frutorë,Ngarkuar fruta mollë dhe qershi.Që u bien me gurë, i hanë me dorë,Por asnjë prej tyre nuk është si ti...
Frutat e tua rrinë të mbuluara,Ato vilen me ëndrra dhe me sy.Ti i mban nga lart të zbukuruara,Me tantella dhe me bizhuteri...
Më vjen që pemën tënde ta kap,Në bel, më lart apo në fund.Dhe sy e buzë fort ti hap,Dhe ta përkund edhe ta shkund...
Dhe të betohem për atë zot,Dhe të betohem për perëndi.Asnjë qershizë s"lë të shkojë kot,Pa marrë shije dhe brishtësi...
Dhe le të thonë është i çmëndur,Dhe le të thonë, si si vjen turp.Në degët e tua unë duke u endur,Skam kohë përgjigje ti kthej askujt...
Dhe le të më marrë policia,Të më dënojë dhe me burg.Ka pagesë edhe dashuria,Një puthje pa leje,një vit murg...
Por dhe atje po të më fusin,Unë si shpëtoj dënimit tënd.Në buzë do ndjej tëndin mushtin,Dhe pse larg botës në një kënd.
Dhe në kalofsh andej një ditë,Vetëm nga hapi do ta kuptoj.Dhe qoftë natë, a qoftë ditë,Me sytë e mëndjes do të shikoj...
Dhe në kalofsh dy a tri herë,Policin nga mënga do ta kap.Dritaren të hapi veç njëherë,Të shoh e çmallem me tëndin hap.
Dhe të të them nga e vogla dritë,Tani që të pashë, ska gjë se vdes,!E të më thuash, ti lexoj poezitë,Ti mos vdis, se unë po të pres!
Dhe dielli të shkëlqejë mbi vesë!




