B A J R O N I TKarvani si varg poeme hyri në Janinë,Portat hapën krahët, shprehnin dashurinë?Kjo kala me mure guri pa çallma e taborrë,Mbretëri që njeh liri përmbi perëndorë.Rreth oxhakut flaka hidhet e zihet me gurë,Mjekra e bardhë e Aliut borë që s'shkrin kurrë.Tymi nargjilesë dridhet niset nëpër botë,Brënda tij mendimet që i fsheh në kokë.Tespiet që mban në gishta, e dredh nëpër duar,Janë numuri i betejave që Ai ka fituar.*Fustanella palë-palë një zog i pa kapur,Ty tu duk që larg o mik, një libër i hapur.Kur dëgjove iso labe, pse u trëmbe shumë,Brënda oshëtinte Drinua e Vjosa me shkumë.Fustanellën kur e veshe ku ta dije ti,Do i fusje nëpër vargje, ata në histori.*Pas çdo beteje të fituar Aliu Pasha shtonte një gogël në tespie.KOKA E ALI PASHËSÇfar mendonte vallë koka e Aliut,ndërsa rrokullisej poshtë nëpër gurëkalaja dhe disku i hënës venitej,sytë vatra zjarri edhe shpirti furrë?Çfar mendonte vallë koka e Aliut,në torbën e madhedrejtuar Stambollitndërsa ulërinin erërat e veritputdhe hudhnin robëri mbi shpatull të kombit?Koka e Aliu çfar mendonte vallë,me mjekrën e bardhë si borë e pa shkelur" Sikur dhe njëherë të isha i gjallë,turk në tokën time nuk do kishte ngelur"Po padishahu çfar mendonte vallë,kur kokë e Aliut i vajti dhuratë:" Nga të katër rojet që janë në shkallë,sot që vjen Aliu do t'i bëni shtatë".Çfar mendonte vallë te derë e Sulltanit,koka e Aliut vënë mbi bedenë:" Dhe pse jam e prerë m shpatë e ferman,mijra vjet pas vdekjes feikën do ma kenë".TE UJË I FTOHTË NË TEPELENËTe ujë i ftohtë në Tepelenëblegërin një qengj, rrjedh një burimmbi rrapinj rrezet e diellit venëreflekse dritash të thurin me nxitim.Këtu dhe birra dhe koka - kolambeten të dyja me një akt,që larg burimi dhe jehonavijnë me kërcimin katarakt.T ujë i ftohtë në Tepelenëulen thëllëzat e me nxitim,buzët e bukura fshehur i vënëdhe pinë ndjenjat tek një burim.Te ujë i ftohtë në Tepelenëndaloj sa herë vij nga mërgimi,në çdo qelizë e në çdo venëbrënda meje udhëton burimi.I harruar në këtë misterprehem verës uur nën një hije,fjalët që uji dhe flladi më sjelljanë shprehje malli e fjalë dashurie.

Pilo Zyba