D I M Ë R- gruas sime -Kudo bardhësi,Natyra si kartë e pa shkruar.Ti më godet,Me topa të ftohtë, me zëmër të përvëluar.Gërma frymëzimi,Na bien mbi flokë, faqe e sy,Borëzohemi,Bëhemi pleq fisnikë të dy.PleqëriaTu duk se trokiti te portaDhe bota - ndjenjë nën këmbë t’u gremis.Me të puthura më mbulove,Të kujtohet ai dimër në Melis?Nga pleqëria u frikësove,Për një ditëKërkove ta pije gjithë nektarin e dashurisGreqi... prill 2010NË KËRKIM...!- kënga e mërgimtarit -Hëna më ndiqte mes degësh,Humbiste e çfaqte fytyrënE saj të praruar,Herë portokall, herë mollë e ndaluar.Më shoqëronte muaEndacakun e harruar.Rrugës së jetës,Vuajtja dhe shpresa bashkë ngatërruar.Vitet rrodhën si përrua i harruar.Një frut, një bimë, një farë,E mbusha torbën time të gëzimit.Diçka gjeta, diçka mblodha,Por harrova përgjithmonë rrugën e kthimit.MES DY FRONTESHPërmbi gjunjët e lëmuar gjithë bukuri e shënd,Vajza ime ka praruar fund të bukur të argjëndtë.Gruaja flet e hidhëruar:- Ti do të na lësh pa mend!?Përmbi gjoks të mrekulluar vajza perde tyli mban,Gruaja flet e revoltuar, tylin e kërkon jorgan.Vajza hesht se force ska, por zëmërohet – o baba!Babi kur ishte i ri hënën e bukur s’e pa,Edhe dallgët e fustanit kur flladi i shtyn me kra.Mes dy frontesh ballë-përballë qëndrojnë ngritur dy ushtri,Unë sdi kujt ti jap radhën ndonse mes dy malesh rri.Hënë e bukur nëpër gjethe syrin e bukur e tretDjalëria poshtë fshehur bukurinë e saj e prêt.Unë qëndroj mes dy zjarresh vështrimin jashtë e tret,Ri i heshtur pranë kamares, por dhe heshtja shumë herë flet.Vajza vjen më puth në faqe, nëpër shkallë si ëndërr shket!
PILO ZYBA




