U shua perëndimi në pasqyrën e dhomës së gjumit.Prej kohësh gjimnazistët janë kthyer në shtëpi.I thellë qielli, i trishtuar, i heshturDhe nëpër xhama hija e tij qumështi.

Të hidhura shtëpitë e peshkatarëve,Si athere kur ishim të vegjël dhe krejt vetëm iku nëna,Dhe gjëmon fishkëllima e anijes mes kabinaveAty në vëndet bosh ku ishin valixhet ngjyrë kafe.

Shërbëtori ndez llambën e dhomës së ngrëniesDhe dalin nga hija fytyrat e largëta,Ashtu , si gjahtari zbraz çantën në mbulesën bluDhe bien zogj të verdhë me krahë të mbyllur.

Përktheu nga greqishtja: Pilo Zyba