Ditët e fundit me diell të vjeshtës - varka peshkimiTë trishta që kthehen në mbrëmje,Anës detit kinkaleritë mbyllur, përpara derës së xhamtëtë kafenesëtë ngadalta gjestet e erës,oktapodin në sofat godet një peshkatar,pulbardhat në shkëlqimin e ujitvaren si maska të vogla prej gipsi.
Ah, ajo vajzë fqinje me rrobat e ngushta,Me duart e ashpra të punës, me barin e njomë në flokë,Me aromën e sapunit mëngjesor në hapin e saj,Me dy jargavanë të hershëm të lulëzuar në durimin e saj,Ka një push nëne në prekje, thua se e morën retë prapa maleve,Larg – larg, të ndreqë dhomat e tyre,Të lajë ndërresat e të pikëlluarve? Mirmbrëma ylli im i mbrëmjes, tha,Është e vetmuar shtëpia jonë.Nuk erdhi ende.Porta ka mbetur si libër i mbyllur.Koha veshrëndë, molën tërheq duke pirë llullën vet,As britma, as heshtje, as kënga nuk e kthen pas.Në grinë e dritares një degë ku vareshin katër yje,Të ishin ato tonat të paktën, kish thënë. Nuk janë.
Jashtë në lagje zëra fëmijësh.Një aromë gështënjash të pjekura.Zbatharake vjeshta me xhepat mbushur me fara luledielli të kripura.Hija e observatorit fisarmonika e një të verbri dhe një kitarë,Dy fëmijë të heshtur që shëtisin në stacion zënë dorë për dore.Dhe vrenjtet. Në qoshen e rrugës shurron furrëtari.Nuk mbeti asgjë,Vetëm varkat në gjëmimin e furtunësDo kërcasin tani dërrasat e tyre, do të njomen.Nuk do durojnë deri vitin tjetër.
Përktheu nga greqishtja: Pilo Zyba



