(Nënës sime, që t’i bëhet dritë fjala ime e parë,
epitafi në shpirtin tim, që thotë jetën e saj dhe dashurinë time për të!)Dhembje pa thinjaTërë jetën e lumevetëm një emër kam thirrur,fjalën e shenjtëruar prej gjakut.NËNË në të gjitha kohët,në të gjitha stinët.NËNË në bahçe,në lëndinën e lotëve,NËNË në bukë e kripë,në një mal, në një saraj.Edhe sa herë shkoj te varri i saj.pa pritur zakonet e përvjetorëve,në atë lëndinë me kocka njerëzish,me emrin “nënë” thith ajrin aty,flas me nënën njëlloj,si kam folur tërë jetën.Mes mijëra fijesh bari,gjej pak dhe që pret gishtat e mi.E shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,si dikur moti,kur kruaja shpinën e saj,sa herë ndërronte hëna.Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,të ujitet që të mbijë bar,përjetësia e saj e blertë,as gjysmën e rrugës pa e bërë,në jetën lidhur me zinxhirë.




