Kalo te përmbajtja
Maci Canolli

Maci Canolli

Maki Canolli Makfire Maqedonci - Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.

Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e

saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.

Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.

Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.

Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën "Heroizmi i popullit tonë në shekuj". Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si "Teutat shiptare nëpër botë", "Agjencioni Floart-Press", "Tribuna shqiptare", "Bota e re", "Stërkala", si dhe "Qeparoi".

Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

Shtator 07 Pilo Zyba Do te te lutem qe..te me dergoni cfar materialesh keni..poezi, tregime, poezi per femije e tj..dhe une po i botoj qe sot atje ku mundem dhe ne ditet ne vazhdim ne organet dhe botimet e miqeve te mi...me shume respekt per penen tuaj...Pilo

Shtator 07 Maki Canolli Pjese nga libri : Gjurmë nëpër flakë

Shkrime

Poezi

Prolog

Maci Canolli

Poezi

Përkushtim

Maci Canolli