Në kalendarin e madh të ndjenjësShikoj parashikimet e motit,Cicërimën e zogut të thëllëzës,Pranverën e bukur, por dhe të ftohtit...

Sepse... e dashur...lulëzimi i shpirtitApo dimri i rreptë dhe i acartë,Duket në sytë e bukur që u ndrisin,Në buzëqeshje, dhe vështrimin e artë...

Jam mësuar, parashikimet për një muaj,Ti shikoj, ti lexoj në portretin tuaj...