Shpirti im sonte nata digjet,Yjet shuhen në përqafim.Puthjet, prekjet, pëshpërimatDrejt hënës nisen n’mërgim.
Butësisht damkosin rërënTrupat tanë të mpleksur keq.Gjurmët e dëshirës sonëVala tutje i tërheq.
Sonte s’ka botë por veç hapësirë,Univers ëndrre që na fton.Afshi yt në afshin timNjë galaktikë të re zbulon.
Sonte s’ka kohë, janë veç dy shpirtra,Ngatërruar zemrat në një premtim.Flakërojnë qiej e ndezin natënTek përbetohen për dashurinë.
O i shtrenjti, miku im,Ndjenjë që zemrës rrjedh si lumëS’di si s’shuhem e lumturuarKur më thua: Të dua shumë!
S’di si s’vdes nga prekja joteNdizem, shuhem, prapë e prapë.Mbetem peng i ndjenjës timeKrahët e tua më bëhen lak.
Kometa që digjemi nëpër qiejZjarr që veçse zjarrin do.Më shkrumbon frymëmarrja joteDigjem e s’të them dot: Jo!
Ky kataklizën nuk njeh më ndarjeTej këtij bashkimi s’ka më asgjë.Pa qënien tënde nuk ka më unëShkrihen hapësirat e bëhen një.
Thahen dhe lotët nëpër puthjeKjo luftë e ëmbël dhimbje s’njeh më.Le të klithë bota teksa digjetNe le të duhemi pa zë.........




