Lërmë të ë them: Të dua,Këtu mes perëndimesh harruar.Teksa shikimet e tua të turpshmeMbi kraharorin tim kanë pushuar.
Lërmë të të them: Të dua,Dhe pse tani valët po puth.Se ndoshta nesër ky det dashurieShpirtrat me afsh s’do të na i mbushë.
Lërmë të të them: Të dua,Këtë çast ku dita thyhet në mbarim.Ku unë dhe ti jemi një e vërtetëYje që lindin si shpresa në zgjim.
Lërmë të të them: Të dua,Lërmë ta gdhend skulpturë këtë ndjenjë.Që ti të kesh ç’të marrësh me vetePërtej të tashmes ku unë s’do të jem.
Lërmë të të them: Të dua,Se ndoshta nesër do të jetë vonë.Jeta nuk dihet ku do të na hedhëNga ëndrra mos zgjohemi e ky çast na shkon.......




