Në det gëzimesh ka vite që unë lundroj,Me vela ëndërrash hapur skaj më skaj,As brigje, as port nuk dua që të kërkoj,Valëzim-lundrimin në det dua ta mbaj.

Le të jem anije në detin tonë të hapur,Të luaj me erën që ti nga larg e dërgon,Hapësirat e lumturisë tej e tej pa matur,Mes valës së bukur, që hidhet e këndon.

Dua veç aromë, flladembël dhe të lehtë,Në detin pa brigje të lundrojmë në jetë...