Orbitën e syrit, e dashur, ta pashëDhe rrjedhën e fjalës, dhe buzën e brishtë...Pash me pash vështrimit të detit i rashëDhe trupit të blertë thellë në shqlgjishtë...

Hiret që rrjedhin dhe flokët ujvarë,Me dorë si preka, por me veshtrim të thellë,U futa, u lava si brënda në NiagarëU shtiva mbi kraharorin me të blertë mbjellë...

Por tani s’më rrihet, pse s’e di as vetë,Në to dua të flë, në to dua të çlodhem,Atje ku dëshirat ngjajnë me rrëketëDua dhe të mbytem, dua dhe të ndodhem...

Sot vështrimi yt rrjedhtë dhe pikoftë.Drejt detit të shpirtit përjetësisht më çoftë...

Lindja edhe vdekja, për mua mos mbaroftë!