E shoh se rritem nga dita në ditë,Por të tuat,nënë, janë përkëdhelitë.
Kur agon, prapë të tuat, puthjet,Fluturim japin këngët,me lutjet.
Kudo që shkoj, në mal, në dete,Përkujdesjen tënde, kam me vete.
Dashuria jote,nënë, libër me tregime,Ka shkruar dhe shkruan jetën time.
Zemra jote, lëndinë me ledhatime...




