(Mbi motivet e isopolifonisë)(Nga Jorgo S. TELO)

Për Çajupin KryepllajëO sa shumë është shkruar!Nëpër shekuj, dhjetvjeçarë.Gjithkush është mrekulluar…

Refereni pas çdo strofe:O Çajup,bahçe me lule,Ke të ardhmenme fatlume!

Si një magje gjelbërosheNjë gjigand – anfiteatër…Me burime nëpër qosheSi në garë me Parajsën.

Aty malet ngjajnë kodraNjë sekret i lartësisë…Aty fusha është si sofraMe të gjitha mirësitë…

Aty nuk mbahet blerimiCep më cep të çlodhen sytë.Aty ajri ka strehimin;Më i pastri në Orbitë.

Çelur lulet – male e pllajëKush të ket’ ngjyra më tepërAty shpatet çfarë s’mbajnë…!Caj e lule, bar të gjelbër.

Le pa le kur nëpër shpateMarrin vrapin dhentë, dhitë…!Blegërimat nuk përmbahetNuk përmbahen bukuritë…

S’ësht’ çudi dhe perënditë,Për t’u çlodhur sa më hijshëmDo të zbresin ndonjë ditëTe ky vend fort i magjishëm…