Thonë se mashtrimikapërdihet papërtypurveç herën e parë…E fajtor mbetetì ligu mashtrimtar.Herën e dytëtë ngec në fyte të mbyt.Këtë herë fajtormbetesh ti.Si kishe sytë në ballë?!
AROMAT E VENDLINDJES (Lirikë e përpunuar)
Më hyjnë në shpirt aromat e oborritnga rrushi i pjekurrrush i fundshtatorit.
Më vijnë së toku aromat e mesfshatitPrej arrës si tëndëdhe luleve të mjaltit
Dhe zbresin aromat, vijnë lart prej rrëzësPrej çajit, prej cfakësedhe prej dëllënjës…
Si rendin aromat, vijnë prej shpatmalitJanë aroma bari,dhe aroma stani…
Vrulltas vijnë aromat edhe prej shtëpisëMë sjellin gjithçkaprej fëmijërisë…
Aroma lodrash më vijnë dhe prej RripësVijnë me vrull jete,dhe zëra zbavitës…
Më vijnë shpesh aroma, vijnë dhe prej lumitSi nga luspa peshqish,dhe pupla pëllumbi…
Më mblidhen aroma nga bashkëkrahinasDhe janë lloje – llojesi lule lëndinash…!
Ja, aromat shtohen, vijnë dhe nga nëntokaVijnë me zëra eshtrash,dhe mbresash të forta…
Dhe gjithë aromat që më sjell çdo stinëI ruaj në shpirt;Mirë se të vijnë…!
Në kuvend të shtruar Katali me Bisejin,E diç thonë mes tyreSheperi me Zhejin…
Pllaja e Çajupit i bën zë Torrishtës:“Jemi roje “djepi”të natës e ditës.”
Lumi i flet kodrës, fusha i flet malitI flet Ilia DiloProf. Filip Shabanit.
Duket sikur hedhin valle gurgullueseGurrat edhe krojetKrejt ujërat kuruese…
Me zë degësh, gjethesh mes rrepesh e lisaveseç hyn në kuvendzëri i qiparizave…
Mbahet si i moçëm Lisi i ShëntodhëritHedh vështrimin largKodrës së Sinorit…
Poet Andon Zakua sa herë ka zbriturenkas nga Parajsaprej mallit – zhuritur.
Nga Zheji në Ndëran shushurinn lajthishtjaI mban iso këngës,që ndez zagoritçja…!
Koncka dhe Topova ashtu gju më gjuMbajnë miqësinëkështu dhe ashtu…
I hedh syt’ “Gjurmwmushka” qafws sw ÇajupitKujton Kiço Vlashinndaj Kapllan makutit…
Bëri mik Hilë Dede Ali TepelenënVeziri mirënjohjene shprehu gjithëherë…
Flet me zë të lartë shkolla e Manastiritdhe mullinjt’ e blojes,urat e Vezirit…
Dhe kishat e moçme, të heshtura s’mbeten.bien në kujtime,çoç flasin me vete…
Thellësive Bambulli me një zë buçitësi nis një mesazhRemës së Doshnicës:
“A do munden vlerat e krejt ZagorisëZërat dhe aromatT’mblidhemi një ditë?”




