Nuk u them se është legjendë,Nuk e di, në është dhe prrallë,Liqeni i Ohrit u kthye në skenë,Dhe hëna krihej dhe kishte mall.

Unë nga dritarja si i humbur,Vetëm vështroja një mrekulli.Endërra valësh, sy përkundur,Në mes të liqenit një mrekulli...

Dhe nuk e di në ishte fëmër,Dhe nuk e di në ishte një yll.Nuk mbaj mënd ishte ëndërr,Apo shtojzavalle nga një pyll...

Unë fërkoj sytë, ajo prapë aty,Dëgjoj një zë sikur po më flet.Ndjej nuk jam vetëm, jemi dy,Dhe këngë e liqenit tonë mbret..

Dhe del nga valët rrjedhur ujë,Dhe bën me dorë hej..hej ..hej.Një vashe e bukur si një ftujë,Me pëshpërima,dot si përkthej...

Nuk di çfar gjuhe ajo më flet,Sja di as jetën dhe as historinë.Por në veshët e mia më buçet,Si melodi, perri për dashurinë..

Dhe për çudi ecën përmbi valë,Me një këmishe të grisur si retë.Dhe është e zbathur,është njalë,Më ngjet nuk ecën, por rrëshket...

Dhe hënë e artë i hedh mbi supe,Të florinjtën e saj që ka në ngjyrë.Dhe yjet kërcejnë në grupe grupe,Me ngjet se çmëndet kjo natyrë..

Dhe ëmbël lëpihet vala në breg,Plepi me gjethet mbushur plot.Muzika e flladit e gjen një shteg,Me këngë dhe muzat lot dhe lot..

Dhe vajza poshtë nën ujë fshihet,Dhe prapë përmbi ujë del përsëri.Me krehrin e hënës nis dhe krihet,Liqeni ska frymë,mbretëron qetësi...

Oh, kjo çudi që po ndodhka sonte,Natën, bukuria po lahet në liqen..Shënjt Naumi rrinte dhe mendonte,Hëna si një dritë rri varur në pemë...

Mbyll dritaren e shkallët marr,Në një lulishten ballë përballë..Po u betohem sjam një i marrë,E ndjej se shpirti më ka hall...

Dhe dua ëndërrën me dorë ta prek,E dua këmishën që e mban veshur.Tja marr, se trupin asaj po ja djeg,Dhe ti vëmë flakën duke qeshur...

Dhe le të jetë ashtu pa rroba,Si hëna që natën qiellit del.Të dali dhe në lëndina e kodra,Si lulja e bukur në kodra çel...

Dhe ajo shket dhe bën me dorë,Por jo nga unë,por nga anë tjetër.Andej shoh bust,mbret me kurorë,Është Lazgushi në dorë ka një letër...

Ah, sot kuptoj nëpër këtë natë,Artin e bukur të poet Lazgushit.Në jetën e tij ai ka patur një fat,Ka parë bukuri në liqen të mushtit...

Çdo natë i dehur,në ëndrra, çudira,Prandaj ka bëre vepra kaq të arrira!